Ciel de Beauté cream on marble

Shkëlqimi është thelbi i bukurisë · Prishtinë

Shkencë e vërtetë.
Rezultate që shihen.

Trajtime klinike të përshtatura për lëkurën tuaj dhe brendet më të mira kozmetike në botë.

Rreth Nesh · Shkëlqimi është thelbi i bukurisë

Qendra e parë luksoze në Kosovë për kujdesin dhe rigjenerimin e lëkurës

Me trajtime dhe produkte të frymëzuara nga natyra, te Ciel de Beauté besojmë se bukuria nis nga mirëqenia — kur mendja, trupi dhe lëkura janë në harmoni. Këtu, kujdesi për veten bëhet një moment vetëm për ju, një ritual që e prisni me kënaqësi.

Brendet Tona

Emrat më të mëdhenj të kozmetikës

Dr. Barbara SturmELEMISiS ClinicalRodialTherabodyDr. Barbara SturmELEMISiS ClinicalRodialTherabodyDr. Barbara SturmELEMISiS ClinicalRodialTherabodyDr. Barbara SturmELEMISiS ClinicalRodialTherabody

Trajtimet Tona

Trajtime klinike, sipas lëkurës suaj

Ciel de Beauté treatment room
01 · ELEMIS BIOTEC

The Five-Tech Collagen

Trajtimi ynë më i avancuar për fytyrë. E formëson konturin, e shtrëngon lëkurën dhe ia kthen pamjen më të re. I zbut rrudhat e imëta, e hidraton thellë dhe e nxit kolagjenin, që lëkura të jetë më elastike dhe më e freskët.

Teknologjia

  • Mikrorrymë që i forcon muskujt e fytyrës
  • Oksigjen për hidratim dhe ushqim të lëkurës
  • Spatul ultrasonik për pastrim të thellë
  • Dritë LED e kuqe dhe e kaltër
  • Rrymë galvanike për hidratim më të thellë

Për kë është

  • Lëkurë e pjekur që kërkon rifreskim
  • Lëkurë që e ka humbur elasticitetin
  • Lëkurë pa shkëlqim
  • Lëkurë e lodhur dhe e zbehtë
02 · ELEMIS BIOTEC

The Triple-Tech

E formëson fytyrën, i zbut rrudhat e imëta dhe ia kthen lëkurës energjinë. E mban të hidratuar, e nxit kolagjenin dhe e lë me një pamje të freskët e plot dritë.

Teknologjia

  • Mikrorrymë
  • Oksigjen
  • Spatul ultrasonik

Për kë është

  • Çdo lloj lëkure dhe çdo moshë
  • Lëkurë e lodhur dhe e zbehtë
  • Shenjat e para të plakjes
  • Para një dasme, feste a rasti të veçantë
03 · ELEMIS BIOTEC

The Double-Tech

Trajtim i butë që e qetëson lëkurën, ia ul skuqjen dhe acarimin. I përshtatshëm për lëkurë të ndjeshme, sepse e forcon mbrojtjen natyrale të saj dhe e lë të rehatshme për më gjatë.

Teknologjia

  • Oksigjen për hidratim dhe qetësim
  • Dritë LED e kuqe kundër inflamacionit

Për kë është

  • Lëkurë e ndjeshme që skuqet shpejt
  • Rozacea
  • Lëkurë që reagon lehtë
  • Shenjat e para të plakjes
04 · iS Clinical

Fire & Ice Facial

I njohur si “faciali i yjeve”. Ndjesia e ngrohtë dhe e ftohtë e rifreskon lëkurën menjëherë: tekstura bëhet më e lëmuar, njollat zbehen dhe rrudhat e imëta zbuten. Pa kohë pushimi, mund të dalësh direkt.

Pa aparate — punën e bëjnë maskat me përbërës aktivë.

Për kë është

  • Çdo lloj lëkure
  • Lëkurë e lodhur dhe e zbehtë
  • Shkëlqim para një eventi
  • Rrudha të imëta, njolla dhe lëkurë jo e njëtrajtshme
05 · iS Clinical

Foaming Enzyme Masque System

Enzimat e papajës dhe ananasit, bashkë me acid glikolik, e pastrojnë lëkurën thellë dhe butë. Poret duken më të vogla, lëkura më e lëmuar dhe më e ndritshme.

Enzima natyrale dhe acid glikolik në formë shkume. Pa parabenë.

Për kë është

  • Çdo lloj lëkure
  • Pastrim i butë
  • Pore më të vogla dhe lëkurë më e lëmuar
  • Fytyrë e ndritshme
06 · iS Clinical

The Chemical Peel — Prodigy Peel System

Peeling efikas për akne të lehta, shenja të plakjes dhe njolla. E barazon ngjyrën e lëkurës, i zbut rrudhat e imëta dhe e lë fytyrën më të pastër.

Disa shtresa peelingu e heqin lëkurën e vjetër dhe e nxisin rigjenerimin.

Çka të prisni

  • Lëkura zhvishet lehtë për 3–5 ditë
  • Skuqje prej 3 deri në 24 orë
  • Ndjeshmëri ndaj diellit dhe nxehtësisë deri në një javë
  • Pak shtrëngim ose kruajtje deri në një javë
07 · Dr. Barbara Sturm

Sturm Glow™

Trajtim luksoz për atë shkëlqimin e famshëm Sturm Glow — lëkurë e freskët, e ushqyer dhe plot dritë. E forcon lëkurën dhe ia kthen shkëlqimin natyral.

Për kë është

  • Çdo lloj lëkure
  • Lëkurë e lodhur që ka nevojë për freskim
  • Para një eventi
  • Për shkëlqim çdo muaj
08 · Theraface

The Face Physical Training

Si një stërvitje për fytyrën: e ul ënjtjen, e përmirëson menjëherë pamjen dhe i forcon muskujt e fytyrës që konturi të duket më i ngritur.

Teknologjia

  • Mikrorrymë
  • Unazë e ftohtë / e ngrohtë
  • Dritë LED
  • Unazë pastruese
  • Masazh perkusiv

Për kë është

  • Çdo lloj lëkure
  • Lëkurë e zbehtë
  • Zgjidhje e shpejtë para një eventi
Na thirrni për më shumë info

Filozofia e Ciel de Beauté

Bukuri e vërtetë

1

Rezultate që Shihen

Produkte të avancuara, të zgjedhura sipas nevojave të lëkurës suaj.

2

Shkencë e Pastër

Formula pa përbërës të dëmshëm, me rezultate të dëshmuara klinikisht.

3

Përvojë Luksoze

Aroma të këndshme dhe tekstura të buta për një përvojë që nuk harrohet.

Na Gjeni

Ju presim me gjithë qejf